Përbërësit

Për krepat:

100 gr miell

400 ml qumësht

80 gr gjalpë

50 gr sheqer

5 sheqer vanilje

5 vezë

Për salcën:

500 gr cokollatë gatimi

300 gr gjalpë

100 ml ajkë për gatim

1 lugë gjelle sheqer pluhur.

Udhëzimet

Hapi 1

Të bardhët ndajini nga të kuqtë e vezëve dhe rrahini mirë derisa të fitoni një shkumë të fortë.

Hapi 2 

Gjalpën e mbajtur në temperaturë dhome rraheni bashkë me sheqerin e më pas shtojani të kuqtë e vezëve.

Hapi 3 

Shtoni edhe miellin e qumështin dhe këtë masë hidheni gradualisht tek masa me të bardhët e rrahur të vezëve.

Hapi 4 

Krepat piqini vetëm në një anë në tigan. Anën e papjekur të tyre lëreni të sistemuar sipër dhe spërkateni me sheqer vanilje.

Hapi 5
Ndërkohë shkrijeni çokollatën bashkë me gjalpën, ajkën për gatim dhe sheqerin pluhur.

Hapi 6 

Secilën krepë lyejeni me këtë salcë e në fund pjesën e mbetur hidhjani sipër tortes me krepa.

Hapi 7

Ju bëfshin mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË