Përbërësit

2 vezë

50 gr kakao

150 gr miell

kripë

1 lugëz pluhur pjekurinash

70 gr sheqer

6 lugëza vaj kokosi

50 ml qumësht

½ lugë ekstrakt vanilje

Përgaditja

Hapi 1

Fillimisht bëjini bashkë të gjithë përbërësit e thatë. Më pas shtoni edhe përbërësit e lëngshëm.

Hapi 2

Masën trazojeni derisa të fitoni një brumë homogjen e këtë më pas zbrazeni ne enën adekuate.

Hapi 3

Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 20 minuta.

Hapi 4

Sipas dëshirës, mund ta dekoroni me glazurë çokollate.

Hapi 5

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË