Duket se Tayna më në fund ka gjetur kohë për pushime pas një vere të ngjehur me koncerte të shumta.

Këngëtarja ka udhëtuar drejt New York-ut ku atje është takuar me modelen Vildane Zeneli.

Dyshja po kalojnë pushimet në një nga vendet më të mira në New York, në “The Hamptons” vendi ku thuhet se vizitohet vetëm nga të pasurit.

Ka qenë Vildanja ajo që ka publikuar një video me Taynën ku të dyja shihen në makinë ndërkohë që përmbi të ka shkruar:

“Ne jemi jashtë mirupafshim.”Ndryshe, dyshja u panë dhe muajin e kaluar së bashku në Shqipëri, teksa Vildanja kishte ardhur për një projekt me stupcat./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË