Martesa, konsiderohet dita më e lumtur për një çift. Kjo ngase po jetëson dashurinë me personin e zemres, duke pranuar të jetosh së bashku me të deri në fund të jetës.

E secila femër për këtë ditë të rëndësishme dëshiron të jetë sa më e veçantë dhe unike, shkruan “Kosovarja”.

Sot secili çift po realizon fotosesionin e dasmës i cili do të mbetet kujtim tërë jetën.

Mënyra e realizimit të fotografive është e ndryshme dhe varet nga shijet e njerëzve. Por dikush zgjedh më të bukurën, të veçantën siç është rasti i një mësuese kosovare, e cila ka befasuar me organizimin.

Gentijana Maloku, një vajzë e re nga Vushtrria në ditën e martesës ka zgjedhur nxënësit e saj për të realizuar fotografitë bashkë, për dallim prej çifteve të tjera që bëjnë foto vetëm me partnerin.

Sigurisht që ky veprim i saj do mbetët kujtimi më i bukur. E për nxënësit e saj mësuesja ka disa fjalë:

“Me nxënësit e mi në ditën më të rëndësishme, kurrë nuk kam shkëlqyer në univers, por sot të shkëlqyerit në univers janë nxënësit e mi”, ka shkruar ajo krahas fotograive të publikuara./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË