Është kohë të gjatë pranë publikut shqiptar, duke iu qëndruar besnike me këngët e saj.

Aferdita Demaku ka kultivuar gjithmonë muzikë të mirëfilltë, duke lënë gjurmë nga skena muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Është mjaft e pëlqyer, e dashur dhe shumë e dëgjuar në secilin projekt që sjellë.

Krahas angazhimeve në skenën muzikore, ajo kohë pas kohe udhëton në vende të ndryshme, duke kaluar momente të mira me familje.

Këto ditë ajo me bashkëshortin po vizitojnë vende të ndryshme të Evropës, duke ndarë imazhe me publikun.

Pas Gjermanisë, Aferdita ka zgjedhur Holandën për të shetitur. E nga ky shtet ajo ka ndarë disa fotografi në Instagram.

Aferdita, ndonëse gjatë në skenën muzikore, duket sikur po rinohet çdo herë e më shumë.

Me pamjen e saj çdo ditë e më tepër po na befason. Në imazhet e fundit ajo duket si vajzë e re e jo nën e dy fëmijëve./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË