Flora Brovina gjatë ditës së djeshme publikoi disa fotografi.

Megjithëse deputetja e PDK-së deklaroi se fotot janë të kohës së luftës në Kosovë, pë veprimet e policëve serbë ndaj një femre shqiptare, del se s’ka asgjë të vërtetë.

Në fakt, edhe politikania jonë gjatë ditës së sotme ka pohuar se ka rënë në grackën e një mashtrimi dhe se fotot nuk janë origjinale.

E pas skandalit, ka reaguar edhe aktori Shkumbin Istrefi, i cili ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së Kuvendit të Kosovës.

“Nuk është Flora Brovina fajtore. Ajo është viktimë e një mentaliteti të mbjellë qysh moti. Mentalitet, i cili po e çon drejt de-moralizimit total këtë shoqëri. Makiavelizem total – por jointelegjent. Jemi bë për gjynah.

Flora, dorëheqja juaj mund të jete hapi i parë drejt këndelljes eventuale, që megjithatë do të marrë kohë e kohë, gjenerata e gjenerata”, tha Istrefi, i njohur më mirë si Feka nga “Kafeneja Jonë”.

Ndryshe, Brovina sot është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin në fjalë. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË