Depuetja e PDK-së Flora Brovina pas përfundimit të intervistës në Polici në oborrin e Kuvendit është deklaruar lidhur me fotografinë ku dje e paraqiti si dëshmi të dhunimit të një gruaje kosovare nga ushtarët serbë.

Ajo i ka kërkuar falje viktimave të dhunës seksuale dhe familjeve të tyre për shqetësimin me paraqitjen e asaj fotografie.

Kur është pyetur se a do të jepte dorëheqje nëse i kërkohet ajo tha “jam e gatshme për gjithçka në të mirë të shtetit”.

MUND TË JU PËLQEJNË