Deputetja e PDK-së, Flora Brovina para mediave e ka pranuar se fotoja e publikuar nga vet ajo dje, mund të jetë e falsifikuar.

“Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut ”, tha Brovina.

Ajo ka thënë se teksa është marrë në pyetje nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitares.

“Unë kam shumë dokumente për të dëshmuar gjenocidin. Në prokurori jam në cilësinë e dëshmitares”, tha ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË