Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur rezultatet e ekspertizës së fotografisë me të cilën deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, ka pretenduar se e kishte pranuar nga një zyrtare e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

Prokuroria Speciale përmes në njoftimi për media ka thënë se fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar.

Kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë.

“Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thotë prokuroria./GazetaExpress/

MUND TË JU PËLQEJNË