Ish-deputetja e PDK-së, Flora Brovina është rikthyer në televizion për të folur për shumë çështje që lidhen të kaluarën e saj.

Brovina në emisionin Personale në RTV Dukagjini, thotë se pavarësisht se kishte qenë në struktura të LDK-së për shumë vite, rrugët me këtë parti i kishte ndarë në vitin 1991 kur kishte vendosur t’i bashkëngjitej rezistencës aktive duke lënë atë pasive.

Ajo ka treguar emocionet e saja kur kishte kuptuar rezultatin e zgjedhjeve të para në Kosovën e lirë derisa ishte ende në burgjet e Serbisë, përcjell Telegrafi.

“Në burg e kuptova që në zgjedhjet e para të lira nuk kishte fituar krahu i luftës. Edhe sot quhet “krahu i luftës”. Në atë moment sytë mu mbushën me lot. Unë në asnjë moment nuk isha liruar nga qelia. Por nga dritarja e burgut gratë që ishin në oborrin e burgut më bënë me shenjë që ka fituar LDK-ja në zgjedhje. Unë isha për paqen, por ata që sakrifikuan për luftën duhej shpërblyer”.

“…Unë pyeta çka ka ndodhur? Pse ka ndodhur kjo? Nuk mund ta kuptoja atë rezultat. Fare fare nuk e kam kuptuar. As sot se kuptoj pse u devalvuan vlerat e luftës. Pse nuk u shpërblye mundi i dëshmorëve”.

Ish-deputetja e PDK-së ka komentuar edhe deklaratën e Veton Surroit se “krahu i luftës ishte pakicë”.

Ajo thotë se kjo nuk qëndron pasi i gjithë populli ishte në luftë.

Brovina thotë se pas lirimit nga burgu ftesa kishte nga PDK dhe AAK. Ajo thotë se megjithatë kishte oferta edhe nga jashtë që të formojë një parti që do të orientonte programin në të drejtat e njeriut por thotë se hapësirën më mirë e gjeti në PDK./Telegrafi/

Personale – Flora Brovina – 26.10.2019

Flora Brovina rrefen sonte ne “Personale” Si nisi angazhimi i saj politik?Çfare kujton nga koha sa ka qendruar ne burg? Pse pasluftes u be pjese e PDK-se?Çfare thote Flora Brovina per publikimin e fotografise ne Kuvend?A do te vazhdoj angazhimin ne PDK?

Publiée par RTV Dukagjini sur Samedi 26 octobre 2019

MUND TË JU PËLQEJNË