Të gjithë të lumtur pranë njëri tjetrit.

Është kjo familja e të madhes Shyhrete Behluli, e cila shfaqen shumë herë në vende të ndryshme dhe familjarisht bashkë, shkruan “Kosovarja”.

Krahas angazhimeve të shumta në skenën muzikore, shihet që gjatë muajit të Ramazanit Shyhretja së bashku me vajzën e saj Engjëllushën sikur kanë marrë pushim.

Artistja e njohur, shumë shpesh publikon imazhe duke dëshmuar vazhdimisht dashurinë e madhe që ka për familjen.

Sot, ajo ka publikuar një fotografi duke darkuar për iftar në prani të familjes.

Mirëpo, mungesë e këtij imazhi janë tre anëtarët tjerë të familjes, Kushtrimi me nusen e tij Leartën dhe djalin Matinin.

Edhe pse në largësi, Learta iu shpreh dashurinë përmes komenteve familjes së burrit, që tregon respekt të veçantë për ta. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË