Ilir Shaqiri është pa dyshim këngëtar me karrierë tejet te bujshme, me këngë që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës sonë.

I mirënjohuri i këngës së pastër, gjithmonë ja ka dalë që të godas me këngët dhe temat që i ka trajtuar në krijimtarinë e tij muzikore, e tani edhe në atë letrare, shkruan “Kosovarja”.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, kuptojmë se këngëtari dhe shkrimtari kosovar, aktualisht ndodhet në Itali.

“Me ftesën e Ambasadorës së kulturës kombëtare Cettina Mazzei nga Santa Caterina Albanese, ku me datën 1 Qershor do të zhvillohet “Shfaqja XXVI kulturore folklorike për vlerësimin e pakicave etnike” në Itali, nga Prishtina do të udhëtojmë bashkë me kolegun tim z. Arben Veselaj.

Tradita e kësaj veprimtarie ka vlera të veçanta etnike kulturore dhe ngjarje të tilla si këto mbajnë të pavenitur, ushqejnë dhe ndikojnë në përcjelljen e kulturës arbëreshe në breza!”.

Kantuatori Zef Kakoca dhe mjeshtri i i koreografisë Andrea Kokeri.

Një foto për kujtim me të njohurit: me të cilët Ilir Shaqiri bashkëpunon dhe ka këngë të kënduara bashkë e që dëgjohen gjithandej trojeve shqiptare.

Bëhet e ditur se Shaqiri është President Jurie në këtë festival ku do të paraqiten grupe studentore nga e gjithë Italia./ Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË