“Motër e vëlla”, “Dashnia e nanës”, “Gurbetqari”, janë këto këngët që i bërën bashkë dy këngëtarët e mirënjohur.

Shyhrete Behluli dhe Gold Ag janë meritorët e këtyre këngëve, të cilat me të dëgjuar u shndërruan në hite dhe u dëgjuan me të madhe, shkruan Kosovarja.

Duke i njohur se sa janë profesionistë dhe të qëllueshëm, dyshja fantastike që këto këngë ti nxjerrin në dritë e të jenë në mendjet e njerëzve për një kohë të gjatë.

Po, qëllimit ia kanë arritur me shumë punë dhe angazhim, pasi sa herë lëshohen dhe dëgjohen këto këngë një publik shihen në këmbë duke u argëtuar me tingujt e vargjeve të secilit projekt.

Shyhretja dhe Gold Ag duke e parë interesimin dhe dashurinë e madhe për ëkto këngë, duket se kanë menduar që të vijnë edhe për diçka tjetër të re.

Për këtë mendimin tonë ishte fotografi e publikuar nga Gold Ag që na foli më shumë për këtë e gjithashtu edhe mbishkrimi i tij, e i cili ishte “27 NËNTOR.Diçka historike. Gold AG ft Shyhrete Behluli.

Shyhretja në vëshje kombëtare e pranë tij reperi i njohur, shiheshin se ishin në realizim të disa pamjeve të klipit, dhe se kur do të publikohet këtë e dijnë ata më së miri. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË