Me këngët e saj është prezente pothuajse tek secila familje shqiptare, ngase tash e sa kohë Shyhrete Behluli ka zënë një vend të veçantë në zemrat e publikut.

Me zërin e saj të mrekullueshëm janë rritur shumë gjenerata, e cila suksesshëm e nisi karrierën qysh e re dhe nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan “Kosovarja”.

Përveç performancës së shkëlqyer ajo u vlerësua edhe për paraqitjet e saj plotë elegancë.

Vitet po kalojnë e Shyhretja veç po rinohet, madje shpesh nuk dallon nga vajzat e saj, këto janë komentet që vazhdimisht bëhen për të.

E që të duket kaq e freskët, e re dhe plotë sharm, për Shyhreten kujdesen vajzat dhe reja e saj. Ajo komplimentohet e merr vëmedje të madhe në secilën paraqitje, duke reflektuar bukuri e pozitivitet.

Mirëpo ka raste kur artistet tona në një periudhë të caktuar nuk janë paraqitur edhe aq mirë ose thjeshtë ka munguar kujdesi për vete. E këto imazhe që kohë pas kohe qarkullojnë ndër njerëz, këngëtaret nuk do donin ti shihnin.

Mbase edhe Shyhretja do të dëshironte që këtë fotgrafi të mos e shihte publiku, ani pse vetë është paraqitur e tillë dikur.

Shikojeni kur këngëtarja kishte më tepër kilogram e dukej edhe më ndryshe nga e shohim sot./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË