E veçanta, e që e bën të mirënjohurën Shyhrete Behlulin të dallojë nga artistet e tjera, është fytyra e saj gjithnjë në gaz, shkruan “Kosovarja”.

Këtu, ndoshta, edhe qëndron misteri, e që mbretëresha e muzikës shqipe, Shyhrete Behluli, për katër dekada e gjysmë të jetës ndodhet në “fronin e mbretërisë” së këngës.

Shyhreteja, edhe pse e shtyrë në moshë, edhe sot duket shumë e freskët. Aty-këtu fytyra i është prekur nga shenjat e pleqërisë, por kjo nuk vërehet edhe aq.

“Thonë se këngëtarët nuk plaken”, thotë Shyhretja dhe qesh, si zakonisht.

Si sekret të ruajtjes së freskisë, ajo e sheh brendinë e hareshme që e ka dhe mungesën e problemeve familjare.

“Nuk kam ndonjë gjë speciale me të cilën merrem për ta ruajtur freskinë. Kam kujdes për veten time, por jo diçka speciale. Ndoshta nga natyra jam e hareshme.

Thjesht, nuk i shtoj vetes mërzi për shumëçka e për gjithçka. Fizionomia e njeriut tregon shpeshherë brendinë”, thotë simpatikja, e madhja këngëtare, Shyhrete Behluli /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË