Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra në tetor të vitit të kaluar kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë, shkruan GazetaBlic.

Një fejesë kjo mjaft private e organizuar në Zvicër me të ftuar vetëm familjarët.Çifti simpatik madje filluan dhe të realizonin këngë së bashku, ku me klip kanë 3 prej tyre, e ai i fundit mbetet “Sa kujtime”, para 3 muajsh.

Por, para se Seldi të fejohej me Mimoza Shkodrën ishte në lidhje me vajzën e deputetit Milaim Zeka, Dafinën.Mirëpo, para se këngëtari të lidhej me Dafinën ai ka qenë pjesë e edicionit të Big Brother Albania 3, ku gjatë qëndrimit aty ai krijoi lidhje me njërën nga banoret, Domenika Çaushi.

Ndonëse Seldi u eleminua nga loja para Domenikës, ai surprizoi atë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke i propozuar fejesë, teksa çifti ishin veshur si Romeo e Zhulieta.

MUND TË JU PËLQEJNË