Pas pesë vitesh bashkë, këngëtari i njohur Seldi Qalliu dhe ish-e fejuara e tij, Dafina Zeka, vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre në vitin 2016. Në atë kohë, Seldi u shpreh se “ajo iku, kaq ishte e shkruar”.

Madje, ai shtoi se janë ndarë në mënyrë të qytetëruar. E teksa kanë kaluar 3 vite nga ndarja e tyre e bujshme, para pak ditësh është mësuar se Dafina është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur babai i saj, Milaim Zeka. Ky i fundit publikoi disa fotografi në profilin e tij në “Facebook”, ku shfaqej duke festuar pasi kishte mësuar se ishte bërë gjysh.

Kujtojmë që Dafina është e dyta ish-e fejuar e Seldit që bëhet nënë pas ndarjes prej tij. E para ishte Domenika Çaushaj, vajza nga Vlora që Seldi e njohu në “Big Brother” dhe pas daljes vendosi të fejohej me të. Ndryshe nga historia me Dafinën, ndarja nga Domenika u pasua me konflikt e polemika.

Pas “Big Brother”, Domenika iu rikthye jetës në Itali, ku pas pak vitesh u bë nënë e një djali. Vitet e fundit ajo punonte pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Romës si asistente teknike në skenografi. Nga ana tjetër, Seldi Qalliu, pasi i dha fund lidhjes me të, u nda edhe nga e fejuara prej pesë vitesh, Dafina Zeka, dhe e fejuara tjetër këngëtare, Mimoza Shkodra. Pas ndarjes nga Mimoza u fol se ai kishte nisur një histori të re me Kejsi Medinin, vajzën e Sabianit.

Në fillim Seldi tregoi për mediat se arsyeja pse ata shiheshin gjithmonë bashkë ishte puna për klipin e tyre. Por pas këtij bashkëpunimi u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në dhjetor 2018, kur daton fotoja e fundit e Seldit me Kejsin në “Instagram”, për të stopuar aty. Pas kësaj historie rozë të komentuar në media, Seldi stopoi edhe jetën virtuale, sepse prej muajsh nuk poston asgjë nga aktiviteti i tij aktual.

Duket se kënga me Kejsin, me titull “S’ka dashni”, është një fabul që i përshtatet dhe historisë së tij të jetës deri tani me tri fejesa të dështuara. Nuk dihet nëse Seldi është tipi i djalit të vështirë në marrëdhënie, apo nuk ka fat në dashuri sa t’i çojë fejesat në martesë.

MUND TË JU PËLQEJNË