Këngëtari Seldi ka kohë që nuk ka qenë aktiv me postime në rrjete sociale.

Muaj më parë ai ka publikuar projektin në bashkëpunim me Kejsin ‘S’ka dashni‘, i cili deri më tani ka arritur 2 milionë shikime në YouTube, por qysh se nga publikimi i këtij videoklipi nuk ka qenë aktiv.

Në rrjetin e tij social ‘Instagram‘, sot ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi nga pushimet.

Cila ka qenë arsyeja e ‘zhdukjes‘, së këngëtarit nuk dihet, por ndoshta është larguar nga rutina e të bërit publike jetën personale në rrjete sociale.

Ndryshe, Seldi muaj më parë ka ndarë rrugët me këngëtaren Mimoza Shkodra, pas një lidhje të gjatë ish çifti madje ishin edhe të fejuar.

MUND TË JU PËLQEJNË