Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj ka vite që janë së bashku, dhe kanë formuar çiftin më të bukur dhe më të ndjekur.

Nuk ka shumë kohë që dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë, dhe tani janë në pritje të fëmiut të parë, shkruan Kosovarja.

Sikur të gjitha femrat edhe Leonita është duke u kujdesur që asnjë ditë mos ti kalojë kot në pritjen e saj më të ëmbël.

Leonita nuk ka ditë që nuk realizon fotosesione duke zgjedhur vendet më mbresëlënëse e duke lënë përshtypje të jashtëzakonshme.

 

Po di si të vijë e të zërë vend të rëndësishëm në zemrat e secilit, duke i nxitur që ta adhurojnë e ta pëlqejnë më shumë.

E, edhe në imazhin e fundit erdhi e veçantë. Aq e veçantë sa për më të bukur nuk do të mund të shihni, sepse shtatëzania e ka zbukuruar ende më shumë se që ka qenë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË