Nuk ka ndjenjë më të bukur dhe më të veçantë, se sa kur bëhesh prind e veçanërisht kur kjo ndodhë për herë të parë.

Pothuajse të gjithë që e kanë përjetuar këtë ndjenjë, janë pajtuar me këtë thënie kaq të dalluar dhe të pazëvendësueshme, shkruan Kosovarja.

Në këtë rend nuk ka si të përjashtohen çifti i njohur Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj, të cilët nuk kanë shumë javë që e kanë marrë këtë epitet.

Ata janë bërë prindër të një vajze të mrekullueshme, të cilën e kanë emëruar Ayana.

Tani, me Ayanën e vogël po shfrytëzojnë çdo moment prindërit më të rinj të estradës shqiptare.

Aq shumë i ka mbushur me jetë e dashuri, sa shpesh nuk i rezistojnë fotografive të saj.

Por, me këtë të fundit që ia shkrepi Leonita duket se jo gjithçka po shkon në rregull, pasi ia fotografi vetëm njërën pjesë të fytyrës.

Për të mos i rënë mësysh, apo çfarë po ndodhë me të. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË