Secila femër që ka qenë në muajt e shtatëzanisë kanë pasur një bindje se do të shëmtohen dhe se linjat trupore do të iu prishen totalisht, andaj edhe nuk kanë ardhur shpesh me fotografi e paraqitje të tyre.

Por për fat të mirë jo tek secila ka ndodhur kështu, sepse ashtu si e kanë filluar mirë e mbarë shtatëzaninë ashtu edhe e kanë përfunduar, shkruan Kosovarja.

Njëjtë po ndodhë edhe me bashkëshorten e Granit Xhakës, Leonitën e cila është në pritjen më të ëmbël.

Leonita përkundrazi është duke i shijuar mjaft shumë këto ditë, dhe pa pikë hezitimi po sjell fotografi, në mënyrë që ti ruajë edhe si kujtim në të ardhmen.

Bukuroshja shqiptare në secilin prezantim që ka bërë është vërejtur që përveç që barku iu është rritur, ajo dita ditës edhe është zbukuruar.

Madje bukurinë dhe sharmin e saj po ia shton edhe buzëqeshja, sa edhe vetë do të bindeni kur do ta shihni këtë imazh të fundit që sjelli vetëm për ju. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË