Sot Seldi mbush 32- vjet

Për këngëtarin e njohur, Seldi Qalliu sot është ditë e veçantë pasi që ai feston datëlindjen. Seldi sot mbushi 32 vjet, ani pse në pamje shumë njerëzve mund të ju duket edhe më i ri, shkruan rtv21.tv

Talentin e tij për muzikë e ka shfaqur shumë herët, duke marrë pjesë në festivale të ndryshme.

Seldi gjatë viteve sa është pjesë e skenës sonë, numëron një numër të madh të këngëve të tij, si solo ashtu edhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës. “Thyhen Gotat” titullohet projekti i fundit nga Seldi, e cila është një këngë ritmike në sensin e baladës.

Muzika është punuar nga Alsked Rrenja gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar, Endrit Mumajesi i njohur si Muma. Kënga është pëlqyer shumë në kanalin “Yotube” deri tani numëron mbi 3 milionë klikime.

 

MUND TË JU PËLQEJNË