Jo shumë meshkuj dinë të jenë kreativë dhe origjinal sa u përket propozimeve për martesë, madje shumë nga ta nuk i kanë në qejf aspak propozimet unike!

Së fundmi, një vajzë ka marr një propozim interesant për martesë. I dashuri i saj ka vendosur unazën e fejesës në mes të një hamburger të MC Donald’s.

Fotoja në fjalë është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, dhe e njëjta është kthyer në tallje. “Propozimi” ka marrë më shumë se 18 000 pëlqime në rrjet dhe ka grumbulluar më shumë se 10.000 komente pasi është bërë menjëherë virale, me njerëz të paaftë që të përmbajnë horrorin e tyre për këtë propozim.

Njerëzit e kanë quajtur atë mënyrën më të keqe për të kërkuar që dikush të martohet me ty, duke e quajtur atë një “McNightmare” (McMankthi).

Një person tha: “Ky ishte McËndrra e dikujt.

Dhe një tjetër pyeti: “A do të jesh Mcgruaja ime?”

Njerëz të tjerë sugjeruan të zëvendësohej unaza me një rreth qepe, ndërsa disa pretendonin se do të kishin preferuar unazën e tyre në një copë pule.

MUND TË JU PËLQEJNË