Për të gjithë ata që e kanë gjetur partnerin/en e tyre, është momenti të zgjidhni edhe për unazën e fejesës. Hidhini një sy trendeve të këtyre unazave për 2020-ën dhe do të keni një ide më të qartë për të vendosur.

Unazë në ngjyrë rozë gold
Kjo është zgjedhja perfekte për ata që preferojnë diçka më pak tradicionale dhe më të lehtë. Si një alternativë elegante në platin ose ar të verdhë, si edhe në nuancë rozë gold kjo është një zgjedhje e shkëlqyer bashkëkohore. Kjo ngyrë i përshtatet të gjitha toneve të lëkurës dhe është shumë romantike. Ky stil është një fitues i vërtetë.

Unazë e bërë me porosi
Më shumë nuse po shkojnë drejt unazave të porositura dhe unike për fejesën e tyre, ku ato mund të rregullojnë dhe stilojnë për veten e tyre. Ju mund të përzieni dhe përshtasni element të ndryshëm për të krijuar një stil që askush tjetër se ka.

Unaza me shumë diamantës
Vitin e kaluar, unazat me tre gurë ishin shumë të kërkuara dhe për 2020-ën mund të imagjinosh se do të ketë më shumë diamante. Unazat me pesë apo gjashtë gurë do të jenë stilet kryesore më të lakmuara, si dhe unaza me diamante të shkëlqyeshëm të vendosura në gjysmën e rrathit. Kini parasysh se unazat me shumë diamante duken shumë bukur kur vendosen pranë unazave klasike të fejesës.

Unaza minimaliste
Ky stil, edhe pse i thjeshtë, mbetet përsëri mahnitës me detaje delikate, pra një rreth me një gurë. Nëse po planifikon një unazë madhështore për ditën e dasmës, atëherë kjo është zgjedhja më e përshtatshme për atë të fejesës.

Unaza me prerje smeraldi
E thjeshtë dhe elegante, është një ndër unazat më të kërkuara me prerjen perfekte të smeraldit në një mënyrë simetrike. Kjo unazë e sofistikuar është parë shpesh në dasma të rëndësishme, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për të gjithë ata që duan një stil tradicional.

MUND TË JU PËLQEJNË