Miliarderi nga Teherani Sasha Sobhani ka udhëtuar mbrëmë drejt Serbisë.

Ish i dashuri I modeles dhe këngëtares kosovare Morena Taraku ka publikuar fotografi ku tregon se ka nisur rrugëtimin e tij drejt Serbisë me aeroplan, shkruan “Zëri.Info”.

Miliarderi Sasha pas ndarjes nga modelja ka provokuar disa herë në rrjetet sociale, madje ka thënë që femrat shqiptare janë shumë të mira dhe së shpejt do të vijë për vizitë, por vizita e tij në Serbi nuk pritej aspak tani.

Presim që Sasha të publikojë tjera pamje nga Serbia për të vërtetuar se a shkoi më të vërtetë në Serbi apo ishte vetëm provokim për modelen Taraku.

Ndryshe, pas ndarjës së Sashas dhe Morena Tarakut ka pasur mjaft shumë thashetheme, ku thuhej se pas ndarjes së tyre shumë femra shqiptare i kanë shkruar atij, po ashtu edhe se vetë modelja Taraku ka thënë se arsyeja e ndarjes ishte për shkak se ai ishte homoseksual.

MUND TË JU PËLQEJNË