Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi, dje (e premte) i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me vajzën e quajtur Rina, me të cilën ka shumë vite që janë së bashku.. shkruan lajmi.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje dhe video të ndryshme të martesës së çiftit edhe pse Enisi muaj më parë zbuloi detajet e dasmës ekskluzivisht për emisionin ‘Mirage’, që është prodhim i lajmi net.

Këngëtari Bytyqi dukej tejet elegant në një kostum të zi por padyshim që gruaja e tij mori vëmendjen e të gjithëve në fustan të bardhë.

Dhe tani, faqja më e famshme shqiptare ‘Artistët shqiptarë’, ndau një video të çiftit teksa lëshuan pëllumbat, pasi kjo gjë simbolizon një marrëdhënie të qetë dhe harmonike.

Pas martesës, ata do të nisen në muajin e mjaltit një ishull luksoz në Afrikën e Jugut.

Nga dasma e Enis Bytyqit ??

A post shared by Artistët Shqiptarë ???? (@artistet_shqiptare) on

MUND TË JU PËLQEJNË