Një grup qytetarësh shqiptarë nga komunat e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit ka nisur një aksion të rëndësishëm kundër masave diskriminuese e fashiste të shtetit serb.

Shteti i Serbisë po zhduk në mënyrë sistematike shqiptarët nga këto tri komuna duke i pasivizuar në mënyrë të padrejtë adresat e tyre, duke mos iu dhënë më pas nënshtetësinë serbe e cila iu takon me ligj.

Kjo duket të jetë një tjetër formë e luftës së qeverisë serbe ndaj Kosovës, pas fushatës agresive që ka rezultuar në tërheqjen e 18 njohjeve nga shtetet e ndryshme të botës. Duket se tashmë, Serbia ka vendosur të pakësojë numrin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Serbi.

Nga këto hapa diskriminues e të tmerrshëm të qeverisë serbe, qytetarët shqiptarë do të përballen me probleme të shumta edhe në jetën e tyre – por po ashtu edhe do ta relativizojë prezencën shqiptare në atë tri komuna.

Qeveria Kurti ndërkohë ka marrë Listën Serbe që drejtohet direkt nga Beogradi brenda, e po ashtu tashmë po përpiqet ta bindë Serbinë që të kthehet në tavolinë negociatash.

Grupi i qytetarëve ka deklaruar se ka filluar të mbledhë dëshmitë e nevojshme me anë të një ekipi që përbëhet nga avokatët më të mirë të rajonit, studiuesit më të njohur, dhe disa nga organizatat më prestigjioze.

“Jemi duke punuar ne menyre sistematike per t’i mbledhur të dhënat. Kjo nuk është bërë deri më tani.” – ka deklaruar znj.Flora Ferati.

Kjo politikë serbe e pasivizimit të adresave mësohet që ka nisur prej vitit 2011, por që është intensifikuar ndjeshëm në katër vitet e fundit

Të nderuar qytetarë shqiptarë nga komuna e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit:

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se ekipi për evidentimin e adresave të pasivizuara dhe diskriminimin e shqiptarëve në Serbi është kompletuar. Ekipi përbëhet nga avokatët më të mire të rajonit dhe më gjerë, nga studijues të njohur, si dhe nga organizata prestigjioze për mbrojtjen e drejtave të njeriut dhe lirive themelore qytetare.

Mbledhja e dëshmive fillon tani! Dhe kontributi juaj është kyç për të ndalur proceset diskrimuese siç është pasivizimi i adresave (vetëm) të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Serbi.

Ju lutemi që të na dërgoni gjitha dëshmitë që posedoni, përfshirë vendimet e lëshuara nga personeli i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-i), aktvendimet e gjykatave në Serbi, ose cfarëdo lloj dokumenti I cili dokumenton se jeni të ‘pasivizuar’.

Do të fillojmë me Medvegjën. Arsyet për këtë janë të njohura tani: Medvegja është komuna e cila zë vendin e parë në Serbi për nga numri i adresave të pasivizuara. Por, natyrisht, ne do të dokumentojmë gjitha rastet e pasivizuara edhe në Bujanoc e Presheve.

Në mënyrë që të bëjmë një analizë sa më të thellë dhe më të gjerë, kemi krijuar një formular me 10 pyetje. Ju lutemi që t’ju përgjigjeni këtyre pyetjeve me kujdes dhe me hollësi.

Dokumentet në fjalë, ju lutemi të na dërgoni në këtë E-mail adresë:

[email protected]

Në qoftë se veç i keni dërguar dokumentet/dëshmitë në Email adresën e mëparshme si [email protected], ju nuk keni nevojë t’i dërgoni të njëjtat edhe njëherë. Por do të na ndimonit shumë nëse e plotësoni formularin e bashkangjitur.

Ju falenderoj për vëmendjen dhe gjithë të mirat,

Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier

MUND TË JU PËLQEJNË