Përbërësit

1/2 kg patate të ziera

1 qepë

2 lugë gjelle uthull

½ lugë reçeli sheqer

kripë dhe piper i zi

magdanoz

2 tranguj turshi

2 lugë gjelle vaj

qimnon

Udhëzimet

Hapi 1 

Patatet ziejini me pak kripë e qimnon.

Hapi 2 

Pas zierjes pritini në rrathë dhe vendosini në një enë.

Hapi 3 

Qepën e prerë bashkë me trangujt turshi, sheqerin, kripën e piperin e uthuëlln ziejini në një tenxhere.

Hapi 4 

Kur të jetë zbutur qepa, enën largojeni nga zjarri.

Hapi 5

Përbërësit e zier kullojini nga uji. Përziejini mirë e lërini të ftohen.

Hapi 6 

Para servimit, patatet bëjini bashkë me përbërësit e tjerë të përgatitur, spërkatini me magdanoz.

Hapi 7 

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË