Ibrahim Tatlises është emocionuar shumë së fundmi, kështu ka shpërthyer në lot.

Ibrahim Tatlises është padyshim këngëtari më i famshëm turk në rrafshin ndërkombëtar.

Këngët e tij janë dëgjuar dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot me shumë emocion.

Së fundmi është emocionuar vetë ai dhe këtë ia kanë arritur ta bëjnë disa të rinjë që kanë shkuar për ta vizituar.

Tatlises ka shpërthyer në lot në momentin kur disa fëmijë po vallëzonin përpara tij.

“Sot pata kënaqësi t’i mirëpres disa të rinj në Tatlises Kebap të Izmirit. ‘Melek Serçe Yankıl ve Melekleri’ ishin mysafirët tanë. Ata shumëkënd bënë që të preken. Faleminderit fëmijë, jeni të mrekullueshëm”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.