Epo kush nuk e njeh Ibrahim Tatitlesin?

Artist i lindur që me këngët dhe performancat e tij janë rritur shumë breza, e që edhe sot është kështu, shkruan Kosovarja.

Ibrahim Tatitles vazhdon të mbetet këngëtari më i famshëm turk, ani pse tani nuk është shumë aktiv në koncerte e mbrëmje muzikore.

Prej vitesh ka prodhuar hite e këngë të dëgjuara dhe është i njohur për zërin fantastik të tij ku edhe ka mbledhur një numër të madh të adhuruesve të këngëve të tij.

Në fakt, ende vazhdon të mbledhë kështu e ti afrojë, sepse një legjendë si ky vështirë se harrohet, e veçanërisht kur ke mbrapa një bagazh të madh të karrierës.

Meqë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, duket të jetë edhe Ibrahimi besimtarë i denjë, pasi edhe na tregoi së fundi se është duke agjëruar.

Në turmën e shumë njerëzve është paraqitur në njërin nga restaurantet e Turkisë duke pritur së bashku iftarin me ta.

Ndër të tjera ai përmbledhi gëzimin e kësaj nate me pak fjalë:

“Koha e iftarit është kjo. Ne mbledhemi për një iftar paqësor dhe të shijshëm, ku edhe presim të gjithë njerëzit e Izmirit.

E, pastaj si mos ta adhurosh një ikonë të tillë? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË