Një legjendë e gjallë, epitet ky që e mbanë tash e sa kohë me plotë meritë.Ibrahim Tatlises, këngëtari dhe aktori i famshëm turk vazhdon të mbetët ndër më të suksesshmit dhe më të talentuarit në Turqi.

Breza të tëra janë rritur me këngët e tij, të cilat jo vetëm në Turqi, por janë dëgjuar e dëgjohen në tërë botën, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse tani nuk është shumë aktiv në koncerte e mbrëmje muzikore, ai mbetet nga më të preferuarit.

Me zërin e tij të mrekullueshëm ka prodhuar hite e këngë të shumta dhe jo vetëm kaq. Sukses të jashtëzakonshëm ka arritur edhe si aktor, ku ka luajtur në filma të ndryshëm.

Edhe tek ne Ibrahim Tatlises padyshim që është shumë i njohur dhe i pëlqyer, madje shpesh na rastis që nëpër dasma e ahengje t’i dëgjojmë këngët e tij të kënduara edhe nga këngëtarë shqiptarë.

E padyshim që shumkujt i intereson, e ka kurreshtjen t’a dijë, se çfarë muzike e këngë dëgjon Ibrahim Tatlises.

Në një video të publikuar në Instagram, Tatlises shihet duke ngarë veturën, derisa dëgjon këngët e tij shumë të njohur dhe të pëlqyer nga publiku “Yallah Şöför”.

Ju që e pëlqeni akoma, keni mundësi për pak minuta ta shijoni zërin e tij fantastik./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË