Po, Sahide Mustafa e pranon se është mërzitur se kolegia dhe mikja e saj dhe e Safetes, Shyhretja, ua ka kopjuar idenë e këngës me nënën, shkruan “Kosovarja”.

Sahidja ka treguar se ato ja kishin rrëfyer Shyhretes idenë e nxjerrjes së nënës në videoklip.

Ndonëse ka ndodhur kjo gjë dhe motrave Muatafa u është prishur qëjfi, Sahidja ka thënë se ato sërish kanë respekt për Shyhreten, të cilën e konsiderojnë “dadë të madhe”, pasi vijnë nga i njëjti vend dhe për vite kanë ndarë shoqëri të mirë mes vete, shkruan “Kosovarja”.

Kënga e Sahides e Safetes për nënën e tyre del së shpejti dhe në klip do të jenë të gjitha motrat Mustafa./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË