Përbërësit

Për petën:

5 vezë

100 gr sheqer

40 gr kakao

2 lugë gjelle miell

kripë

kanellë

arrë moskat

për lyerjen e tepsisë gjalpë

Për mbushjen:

250 ml ajkë e ëmbël

100 gr çokollatë e zezë

aromë vanilje

Glazura:

100 gr çokollatë e zezë

20 gr gjalpë

50 gr lajthi të thërmuara

Udhëzimet

Hapi 1

Së pari bëjeni gati mbushjen. Çokollatën shkrijeni e ajkën rraheni mirë me mikser. Kur të jetë ftohur pak çokollata bashkojeni me ajkën dhe shtoni aromën e vaniljes. Lëreni të ftohet në frigorifer.

Hapi 2

Furrën ngroheni në 220 gradë.

Hapi 3 

Tepsinë mbulojeni me letër pjekjeje. Qoshet e tepsisë lyejini me pak gjalpë, në mënyrë që të mos ngjis peta.

Hapi 4 

Të bardhët e vezëve rrahini mirë me 1/3 e sheqerit derisa të fitoni një shkumë të fortë.

Hapi 5 

Të kuqtë e vezëve rrahini me pjesën e mbetur të sheqerit e më pas shtojuni kakaon, pak kripë, kanellën, arrën moskat dhe miellin.

Hapi 6

Pastaj tek kjo masë gradualisht shtoni të bardhët e rrahura.

Hapi 7 

Kur të keni fituar një masë homogjene, zbrazeni atë në tepsinë e përgatitur.

Hapi 8 

Piqeni për afro 7 minuta në furrën e parangrohur.

Hapi 9 

Pas pjekjes, petën mbështilleni me një napë të lagur kuzhine. Pasi të jetë ftohur, petën mbusheni me çokollatën e ftohur.

Hapi 10 

Zbukurojeni me çokollatën e shkrirë me pak gjalpë dhe me lajthi të copëtuara trashë.

Hapi 11 

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË