Diçka sikur ‘bonzhita’ apo ‘vitalia’ vjetër që gjendet në markete, por kjo bëhet te shtëpia lehtë dhe shpejtë. Shkon me çaj apo me kafe, sepse jep energji.

Ju nevojiten 250 gr gjalpë, 50 gr sheqer, 5 lugë të vogla mjaltë; 100 gr çokollatë, 150 gr arra të grira, 250 gr fjolla nga misri.

Përgatitja: Së pari shkrini gjalpin bashkë me sheqerin, mjaltin dhe çokollatën në zjarr mesatarisht të fortë. Pastaj në tretje shtoni arrat dhe miellin e misrit, pastaj të gjitha bashkoni.

Qitni në kallëp të lyer me vaj dhe lëreni të ftohen në frigorifer. Për 5 min janë gati.

MUND TË JU PËLQEJNË