Falë emrit të Remzie Osmanit e suksesit të jashtëzakonshëm në karrirë sot familja e saj është e njohur nga të gjithë.

Ndonëse secili prej tyre bëhen lajm pa ndonjë arsye të veçantë, nuk e kanë problem këtë gjë dhe asnjëherë nuk iu ikin paraqitjeve para publikut, shkruan “Kosovarja”.

Sidomos reja e saj Gëzimja vazhdon të mbetët akoma ndër nuset më të komentuara në mediat rozë, e cila merr vëmendje më secilen paraqitje.

Gëzimja është folur se ka raporte shumë të mira me vjehrrit e kunatën të cilën e konsideron si motër.

Ky raport dita-ditës u vërtetua me aktivitetet e tyre të përbashkëta dhe shëtitjet në vende të ndryshme.

E vikendin vendosën që ta kalojnë bashkë në bukuritë e Prevallës e gjithë familja. Gëzimja e Hamza dhe Riola me të dashurin e saj.

Është Remzia ajo e cila ka publikuar një fotografi të çifteve të cilët duket se kaluan mjaftë mirë bashkë.

Ndërkohë që në këtë imazh shihet Riola e cila duket se po u mbanë ‘ligjerata’ të dashurit, vëllait e nuses, ngase të gjithë janë kthyer vëmendshëm duke dëgjuar teksa ajo flet e bën me gjeste./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË