Gëzime Krasniqi është ndër nuset më të përfolura në mediet rozë.

Emri i saj u bë i njohur nga publiku kosovar që nga martesa me Hamzën, djalin e këngëtares se njohur Remzie Osmani e cila me çdo postim arrin të jetë në qendër të vëmendjes, shkruan Kosovarja.

Nga dashuria e tyre ditë me parë erdhi në jetë vajza e tyre e quajtur Emma, duke ua dhënë epitetin prindër.

Familja i është gëzuar shumë ardhjes në jetë të saj, duke shkruar fjalët më emocionuese që ekzistojnë, e që për ndjekësit e tyre kanë ndarë edhe imazhe të vogëlushes.

Së fundmi ishte Gëzimja ajo e cila ndau disa imazhe duke na prezantuar vajzën e saj, e cila po duket si engjëll./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË