Këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani ka arritur të fitoj zemrat e publikut me zërin e saj të mrekullueshëm të transmetuar përmes këngës.

Me thjeshtësinë dhe pozitivitetin e saj po bën që të jetë nga më të dashurat dhe më të kërkuarat për ahengjet e ndryshme familjare, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja këtë sukses si në karrierë e pati edhe në jetën private duke qenë se ka një familje të mrekullueshme.

Ajo është nënë e lumtur dhe bashkëshorte me fat pasi gëzon respektin dhe dashurinë e ndërsjelltë.

Nga natyra Remzia është modeste dhe ka sens humori të cilin e shfaqë kohë pas kohe.

Sonte teksa e xhiron bashkëshortin si me shaka e quan të fortë, pasi ai shihet duke hapur një shishe uji. Këtë video të shkurtër ajo nuk hezitoi ta ndajë me ndjekësit në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË