Është e vjetër për nga karriera por pamja e saj veçëse është rinuar për gjithë këto vite.

Ndonëse është rrugës për tu bërë gjyshe këngëtarja Remzie Osmani po befason dita-ditës me paraqitjet e saj, shkruan “Kosovarja”.

Asaj nuk i mungon energjia, pozitiveteti dhe sharmi, e as kujdesi ndaj vetes. Krahas angazhimeve të shumta në karrierë, Remzia shpesh i bën pushim vetës duke u relaksuar në vende të ndryshme.

Kësaj radhe ajo dhe bashkëshorti kanë zgjedhur New York-un për të kaluar momente të paharrueshme bashkë.

Ata kanë pozuar aq bukur dhe të afërt, saqë duken se kanë shkuar në muaj të mjaltit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË