Këngëtarja e njohur Remzie Osmani së bashku me vëllaun e saj Nexhatin po e tregojnë edhe anën e tyre të bamirësisë.

Sot përmes disa fotografive ajo së bashku me Nexhatin kanë vizituar familjen Abazi në Gjilan, dy djemtë e së cilës humbën jetën në tërmetine 26 nëntorit, shkruan “Kosovarja”.

Paratë që iu janë mbledhur gjatë koncertit të fundit që kanë mbajtur në Boston, ata kanë vendosur që t’ japin për familjen nga Gjilani.

“Koncerti i te ardhurave tona ne Boston , ju dedikua familjes Abazi qe humben dy djemt ne termetin e Shqiperise”, ka shkruar këngëtarja.

Një veprim i duhur dhe mjaft me vend nga këngëtarët tanë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË