Që të dyja janë emra të njohur dhe të popullarizuar në tregun muzikor, shkruan “Kosovarja”.

Të dyja po ashtu kanë një karrierë të begatshme e të mbushur me plot suksese. Përveç, këngëve solistike të dy këngëtaret njihen edhe për bashkëpunimet me vëllezërit e tyre, Remzia me Nexhatin dhe Edona me Milotin.

Mbi të gjitha dy këngëtaret bëjnë një jetë të qetë dhe pa skandale, ato ndajnë raporte të mira me gjithë kolegët e estradës.

Së fundi, të dy këngëtaret e dashura nuk shfaqen së bashku në skenë, por ndryshe nga kjo ato kanë vendosur që pushimet ti kalojnë së bashku.

“Pushim i mire me shoqerine e mire”, ka shkruar Remzia sipër imazhit ku shihen mjaft të lumtura në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Duke i parë kaq të afërta nuk do ishte keq të na sillnin edhe ndonjë bashkëpunim të bukur së bashku ./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË