Karrierë të dëshmuar, këngë të mirëfillta, dhe performanca të veçanta.

Remzie Osmanin, të gjithë e mbajnë mend si ka ardhur në skenë, dhe se si me të parën u kap suksesi i saj në majet më të larta, shkruan Kosovarja.

I ka buzëqeshur fati që në trazimet e saj të para në muzikë, duke dhuruar gjithnjë këngë të dëgjuara e afatgjate.

Ndër këto këngë afatgjate po del të jetë edhe kënga kushtuar Halil Hamzës, i cili ka qenë ndër organizatorët e disa kryengritjeve në Shkodër.

Në fakt, ka vite që këtë këngë Remzia e sjelli në treg, por dita ditës po vërehet se kjo këngë iu është bërë ndër më të dashurat, dhe këtë më së miri e dëshmoi sot duke ndarë së bashku me adhuruesit e saj disa sekuenca të këtij interpretimi.

Kjo këngë padyshim që këndohet shpesh nëpër dasma e ahengje familjare, ku Remzija më shumë gëzohet kur ia kërkojnë ta këndojë sepse e këndon me shpirt dhe zemër, ku edhe në këto video mund ta shihni dhe të dëshmoni se sa emocione ke kur e këndon.

Përveç kësaj, ajo çka e veçon këtë këngë sipas Remzies është sepse edhe bashkëshorti i saj ka emrin dhe mbiemrin e njëjta, pra Halil Hamzaj, e që lirshëm mund të themi se gëzon shumë tipare të tij. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË