Ishin shoqe, familjare, kolege.

Por, pas disa kekquptimeve ato më nuk ia zgjatin dorën njëra tjetrës as edhe për një përshëndetje.

Është fjala për këngëtaret tona të dalluara në skenën e muzikës popullore, ndryshe që njihen edhe si bilbilat e Mushtishtit, shkruan “Kosovarja”.

Shkak i disa keqkuptimeve në këngë, Shyhretën, Shkurten dhe Motrat Mustafa gjatë gjithë vitit asnjëherë nuk i kemi parë së bashku , edhe në ahenge të dasmave ato kanë qëndruar larg me njëra tjetrën.

Këtë inat po e vazhdojnë ende, tani pasi që kanë filluar përgatitjet për fundvit, ato kanë qëndruar në një ambient por pa asnjë kontakt mes veti.

Secila duke lëshuar momente të shumta në Instagram, mund ta kuptojmë që vetëm Shyhretja është ajo e cila shfaqet gjithmonë e vetme.

Së fundmi në një fotografi që ka postuar Shkurte Fejza, të gjitha shihen të lumtura në një ambient të ngrohtë shoqëror.

Pasi që nuk është ndonjë arsye shumë e fort i keqkuptimeve mes tyre, pse nuk doli që ta shuan këtë heshtje miku i vjetër i tyre Iliri Berani, ai i cili punoi që një kohë të gjatë me to dhe pa dyshim fjalët e tij do të kishin efekt që t’i pajtonin miket e vjetra.

Nuk ndodhi pra, këngëtaret edhe këtë vit shikojnë njëra tjetrën me hasmëri e jo me dashuri si kohë më parë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË