Pas vendimit të papritur të Princit Harry dhe Meghan Markle për t’u larguar nga familja mbretërore, duket se kanë nisur problemet për çiftin.

Pasi të bëheshin të pavarur financiarisht, plani i dyshes ishte të zhvendosej në Kanada.Mirëpo, duket se plani është prishur pasi Kanadaja nuk i ka pranuar si shtetas Meghan dhe Harry-n.

Sipas “Mail”, plani i tyre për të jetuar në Kanada shkel ligjet.“Si përgjigje e njoftimit të papritur të një plani të paqartë dhe evolucionar për Dukën dhe Dukeshën e Sussex (Princi Harry dhe Meghan) të transferohen në Kanada duke mbetur pjesë e Familjes Mbretërore, përgjigjja e qeverisë së Trudeau duhet të jetë e thjeshtë dhe e përmbledhur: “JO.”

“Jeni të mirëpritur të vizitoni vendin, por për aq kohë sa jeni mbretër .Kanadaja nuk mund t’ju lejojë të vini të qëndroni pasi prish një tabu kushtetutuese të pashprehur,”- shkruhet në artikullin e publikuar.

MUND TË JU PËLQEJNË