Duka dhe Dukesha e Sussexit janë zhvendosur në Los Angeles, shkruan People.Meghan Markle dhe Princi Harry kanë lënë ishullin Vancouver në Kanada për të jetuar në LA, tha një burim për “People”.Duka dhe Dukesha e Sussexit u zhvendosën nga shtëpia ku ata po qëndronin në ishullin Vancouver dhe tani janë vendosur në SHBA, thotë burimi.

Ata janë në Los Angeles – qyteti i lindjes së Meghan. Dyshja po jetojnë në një kompleks të izoluar në kohën e pandemisë koronavirus.Përfaqësuesit e çiftir nuk dhanë asnjë koment.
Edhe pse çifti dhe djali i tyre 10-muajsh Archie kishin jetuar në Kanada që kur njoftuan se po tërhiqeshin nga rolet e tyre mbretërore në janar, burimet i thanë People që ata kishin bërë plane për të kaluar kohë në Los Angeles.

Meghan, 38 vjeç, ka një ‘sistem’ të madh mbështetës në L.A., duke përfshirë nënën e saj Doria Ragland, e cila punon si punonjëse sociale dhe instruktore e yogas, dhe disa miq që vizituan çiftin në ishullin Vancouver.“Harry po shikon drejt e përpara në të ardhmen e tij me familjen e tij. Ata do të kalojnë kohë në Kaliforni … Ai nuk po shikon prapa”, tha një burim.

Të mërkurën, u njoftua se babai i Harryt, Prince Charles, 71 vjeç, u testua pozitiv për koronavirus.Duka dhe Dukesha e Sussexit kanë shkruar mesazhe mbështetjeje në mes të pandemisë koronavirus./lajmi

MUND TË JU PËLQEJNË