Nxitja e fuqizimit të grave ka qenë një çështje kyç për Meghan Markle shumë kohë përpara se ajo të bashkohej me familjen mbretërore, kështu që nuk është çudi që dukesha po feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas këtë vit.

Të premten, ajo mbajti një fjalim në shkollën e mesme “Robert Clack”, detajet ë së cilën u ndanë mbrëmjen e kaluar. Meghan u fokusua te barazia gjinore dhe preku rëndësinë e burrave të rinj në luftën për të drejtat e gruas.

“Kur menduam se çfarë doja të bëja në Ditën Ndërkombëtare të Gruas këtë vit, Për mua ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të isha me gratë e së ardhmes sonë. Dhe kjo është e gjitha për të gjitha ju gratë e reja këtu, si dhe për të gjithë ju burra të rinj që luani një rol të madh në këtë gjë,”- ka thënë ajo.

“Le të mblidhemi të gjithë së bashku për ta bërë Ditën Ndërkombëtare të Gruas diçka që nuk është vetëm të dielën, por sinqerisht ndjehet si çdo ditë e vitit,”- shtoi Markle.

Meghan u takua gjithashtu me student në bibliotekë, të cilët po studionin poezi nga autore femra.

Për këtë ditë, ajo veshi një xhaketë në ngjyrë krem mbi një bluzë të bardhë dhe pantallona të ngushta në ngjyrë të zezë.

Gjatë viteve të fundit, Markle e ka kaluar festën, e cila “festoon arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politik të gruas”, duke vizituar një grup të fokusuar në frymëzimin e grave të reja për të ndjekur karrierat në fusha të caktuara.

Meghan u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë që kur njoftoi planet për t’u larguar nga familja mbretërore.
Të enjten e kaluar , ajo dhe Princ Harry morën pjesë në ceremoninë e “Fundeavor Fund”, ku secili prezantoi nderimet dhe dje çifti mbretëror bëri një paraqitje ne festivalin muzikor “ Mountbatten”.

Nesër supozohet të jetë fejesa e fundit mbretërore e Sussex para se të largohen zyrtarisht nga detyrimet që kanë në 31 mars.

MUND TË JU PËLQEJNË