Mihrije Braha gjatë gjithë kohës sjell diçka të re, qoftë aspektin muzikor, apo në televizion, teksa prezanton përkrah bashkëshortit të saj, Naimit, të cilin e ka edhe burrë, edhe koleg, edhe bashkëpunëtor, shkruan “Kosovarja”.

Mihrije Braja është këngëtarja me të cilën u rritën shumë gjenerata, që me zërin, bukurinë dhe profesionalizmin arriti shumë në karrierën muzikore dhe jo vetëm.

Zërin e bukur, dhe dëshirën që të merrej me muzikë, së pari e tregoi duke kënduar në koncerte humanitare ku bie në simpati me bashkëshortin e saj Naimin, me të cilin u njoh në vitin 1988.

Çifti, janë prindër të lumtur të një djali, Platorit, që e plotëson portretin familjar dhe është motivi kryesor për ta, shkruan “Kosovarja”.

Naimi, nuk lë rast pa e shprehur admirimin për të shoqen. Edhe Mihrija, gjithmonë gjen fjalët më të bukura për ta përshkruar bashkëshortin.

MUND TË JU PËLQEJNË