Është nga aktoret më të mira kosovare, e cila numëron mijëra adhurues që e ndjekin.

Gresa Pallaska talentin e saj e ka dëshmuar si në film, teatër, e tash edhe në serial, shkruan “Kosovarja”.

Simpatinë e publikut e ka fituar sidomos tek seriali vendor “Çka ka shpija”, në të cilin po e shfaq talentin e saj edhe sot.

Eleganca nuk i mungon as në jetën reale, duke u shfaqur përherë me shumë stil.

Së fundi ajo ka publikuar disa fotografi në të cilën duket  zonjë e rëndë. Vëmendje marrin pozat pranë mikrofonit që shfaqin dashurinë e saj për artin, muzikën.

Por e ka menduar ndonjëherë Gresa të bëhet këngëtare? Mbase mund ta shohim në të ardhmen./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË