Fushata parazgjedhore që partitë po e quajnë “kontakti me qytetarë”, ka filluar furishëm, me përplasje ndërmjet veti, me vetëbesim të tepruar të disa partive, por populli pak u beson premtimeve, shkruan “Kosovarja”.

Janë shtresat qytetare që tepër vështirë e përballojnë koston e jetës së përditshme në Kosovë dhe vështirë pritet të ketë përmirësime substanciale në jetën qytetare.

Pse? Sepse, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nuk lejon rritjen e pagave në sektorin publik, jashtë rritjes së buxhetit të shtetit, e shteti ka pasur rritje diku 4%.

Në zhargonin ekonomik GJDP-ja vjetore lejohet nga FMN që t’i rritë pagat për aq sa ka rritje, e populli që po i referohen partitë politike, edhe po t’i marrin pagat apo pensionet, edhe me 50% rritje, çka është e pamundur, nuk mund të dalin pa borxhe në fund të muajit.

Pra, një e familje pesë anëtarësh, për ta bërë një jetë normale, sot nuk mund t’ia del pa një mijë euro të ardhura mujore.

Çmimet janë tepër të larta për nivelin e pagës pensionale, të arsimit fillore e të mesëm, për shtresat e sektorit në administratën publike.

Këtu mund të bëjë përjashtime gjyqësori, deri diku policia, shëndetësia dhe njerëzit apo shërbimet e caktuara nëpër ministri, që janë më afër stafit ministror.

Populli i Kosovës është 70% rast social, pa marrë parasysh që nuk janë në lista të lëmoshës. Ka të tillë që nuk duan të hyjnë aty, edhe pse janë varfër skajshmërisht, sepse nuk pranojnë të kenë statutin e lëmoshë kërkuesit.

E vërteta është se politikanët nuk kanë jetuar me popullin qe 20 vjet dhe ata jetojnë me popullin vetëm në fushata zgjedhore. Apo, më mirë të themi i kthehen pak a shumë popullit në fazën e fushatës zgjedhore për ta joshur me premtime deri ta marrin votën dhe më askush nuk i sheh me qytetarë!

Kjo mënyrë e të jetuarit e politikanëve jashtë popullit dhe larg tij, do të ndikojë që në zgjedhjet e 6 tetorit të mos ketë dalje masive, ashtu po flitet…

Politikanët tanë nuk i kanë të dhënët e bazës, sepse janë shkëputur me bazën. Jo në pak raste në terren, në bazë shumë politikanë nuk kanë kaluar pa u skuqur kur qytetarët u kanë thënë ku jeni qe sa vjet që nuk ju ka parë askush… Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË