Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat shpeshherë poston edhe lidhur me çështjet politike.

Së fundi, përmes një postimi, reperi ka ‘thumbuar’ politikanët, duke thënë se nuk duhet që ta përdorin UÇK-në, ngase sipas tij i kanë harru ata që luftuan.

“Mos e perdorni UÇK-n per mi ik të bëmav, krejt e dim qe i keni harru ata qe kan luftu. As protezat sja keni pagu jon detyru me hek këmbën, gjysa prej tyne frigoriferin that e kan”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Stresi është “Zemrën maje”, këngë e shoqëruar edhe me videoklip.

MUND TË JU PËLQEJNË