Në mbrëmjen e së martes në disa qytete të Kosovës ka filluar të bien reshjet e para të borës për këtë vit.

Shumica e qyteteve janë mbuluar me petkun e bardhë të borës, e që ky ndryshim i motit pritet të vazhdoj për disa ditë me radhë, shkruan Kosovarja.

“Revista Kosovarja” shëtiti shesheve të Prishtinës për të parë nga afër “atmosferën” që po krijohet nga reshjet e dëborës.

Këtë kohë të ftohtë dikush e shfrytëzon për tu shëtitur e dikush edhe për të kërkuar lëmoshë.

Edhe pse moti i ftohtë që po mbizotëron, ky njeri vazhdon të këndoj në mënyrë që të përfitoj diçka nga të tjerët.

Rrugët e shesheve nuk ishin të pastruar mirë gjë për të cilën shpresojmë që kompanitë e pastrimit të bëjnë më të mirën për qytetin.

Pas një dimri të thatë që mori, me ardhjen e qeverisë Kurti në krye të shtetit lirshëm themi se erdhi edhe bereqeti./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË